Sfidat e gazetarëve shqiptarë, vonesa pagash e kërcënime, KShH sugjeron krijimin e një sindikate

Vonesa e pagave, mungesa e kontratave apo siguria në punë, janë disa nga problemet me të cilat ndeshen gazetarët shqiptarë në mënyrë të theksuar pas pandemisë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit prezantoi raportin për të drejtat e gazetarëve duke rekomanduar krijimin e një sindikate të punonjësve të medias. Gazetari, Lutfi Dervishi, vuri në dukje se shpesh punonjësve të medias u ka munguar solidariteti përballë sulmeve nga politika.

Gazetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me sfida të vështira në punën e tyre, të cilat janë rënduar edhe më shumë për shkak të pandemisë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi raportin studimor mbi të drejtat e punës së gazetarëve, duke evidentuar një sërë problematikash që nga vonesat e pagave, por edhe siguria dhe pavarësia editoriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valbona Sulçe: Flasim për mungesë të kontratave të punës, flasim për vonesa në paga, flasim për kushte të rënduara mjedisore të cilat i pamundësojnë gazetarët të kryejnë detyrën e tyre, flasim për shtim të kërcënimeve për shkak të detyrës të gazetarëve dhe për mua kjo është shumë shqetësuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht ekzistencës së shoqatave të shumta të gazetarëve, drejtuesja e Komitetit të Helsinkit, Erida Skëndaj, tha se ka ardhur koha që gazetarët të përfaqësohen në sindikatën e tyre.

Erida Skëndaj: Për të parë realisht nevojën e krijimit të një sindikate për gazetarët, e cila fuqimisht do të adresojë problemet që gazetarët kanë.

Për gazetarin, Lutfi Dervishi, një problem më vete është edhe mungesa e solidaritetit mes gazetarëve.

Lutfi Dervishi: Mungesa e solidaritetit të gazetarëve nuk vihet re vetëm tek rastet e largimit nga puna, por vihen re dhe në përballjen e përditshme.

Përfaqësuesi i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Arben Muka, tha se AMA ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm më gazetarët për problematikat e tyre por shtoi se prezantimi i draft-kontratave të punës për median audio-vizive  duhet të shtrihet në gjithë spektrin e medias.

Arben Muka: Të rregullohen marrëdhëniet e punës së gazetarëve qoftë kjo dhe me produkt konkrete duke nisur me propozimin e draft-kontratave, të cilat të jenë të standardizuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?