Sfidat e medias, Sittig: Demokracia ka nevojë për raportim objektiv

Presioni i politikës, mungesa e cilësisë, konkurrueshmëria e dobët apo fake news janë sfidat me të cilat po përballen mediat në gjithë Europën Juglindore. Vështirësitë që hasin gazetarët u parashtruan nga ata vetë në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Tiranë.

Media në Europën Juglindore nuk është në ditët e saj më të mira. Vështirësitë me të cilat po përballet janë të shumta. Gazetarët janë nën presionin e politikës, konkurueshmëria është e dobët dhe fake news mbeten problem madhor.

Sfidat u parashtruan në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Tiranë.

Hendrik Sittig, Drejtor i Programit të Medias për Europën juglindore Konrad-AdenauerGazetarët jo gjithmonë i përmbushin kërkesat e tyre, pasi janë nën presionin e politikës dhe në këto kushte është e vështirë ta ushtrosh këtë profesion.

Leila Bicakcic, Drejtore, Qendra për Gazetari Invetigatiove, Sarajevë: Kemi influencë të politikës dhe media është e kontrolluar nga politika, sidomos në median e shkruar kemi kontroll me të fortë. Ndikimi i politikës ka ulur cilësinë e medias ndërsa Gazetaria investigative ështe e vështirë për tu realizuar.

Remzi Lani, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Shqiptar i Medias: Nuk i kemi zgjidhur gjithë problemet, por po përballemi me sfida te reja. Jemi mes lirisë dhe iluzionit të lirisë. Klima nuk është e mire ndërsa problemi kryesor i medias në rajon është: keqinformimi.

Sipas Drejtores se Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle, shqetësim përbën mungesa e standardeve dhe cilësisë në media.

Adelheid Felicke, Drejtore e Ballkanit Perëndimr, Deutsche Welle: Publiku është mësuar me këtë lloj gazetarie jo profesionale dhe nuk kërkon standarde më të larta. Është e vështirë të jesh gazetar në vendin tuaj, për fat të keq.

Lutfi Dervishi, Gazetar: Gazetarët ndihen sikur i shërbejnë politikës jo qytetarëve. Nuk mund të kemi liri të shprehjes nëse nuk kemi media të lira.

Në konferencën me temë “Sfidat të reja për lirinë e medias në Europën Juglindore” ishin të pranishëm gazetarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.

RTV Ora - Sfidat e medias, Sittig: Demokracia ka nevojë për raportim objektiv

SHKARKO APP