SHBA/ Dielli i parë nga afër, pamjet e filmuara nga teleskopi i ri
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë pamjet e Diellit, si nuk i kemi parë kurrë më parë.
Është pikërisht teleskopi i ri Dkist (Daniel Ken Inouye Solar Telescope), që jep mundësinë të mblidhet informacion shtatë herë më superiore se norma.
Teleskopi është i instaluar në lartësinë 3000 metra në majë të vullkanit Haleakala në Maui, në Hawai.
Pamjet e detajuara japin mundësinë të shohim ‘qelizat’ që kanë dimensione rreth mijëra kilometra njëra, të prodhuara nga lëvizjet e papritura të plazmës, që lëshojnë energji drejt sipërfaqes së diellit, duke krijuar forma thonjsh prej ari.
Nga tani e në vazhdim do të jetë e mundur të bëhen parashikime më të kujdesshme për stuhitë diellore.