SHBA, përurojnë hotelin ”kitarë” sfida e fundit e fisit indigjen Seminole
Me formën e tij madhështore si kitarë elektrike, hoteli dhe kazinoja e re “Hard Rock” është sfida e fundit e fisit indigjen Seminole.
Ky projekt prej 1,5 miliardë dollarësh rreth 30 kilometra në veri të Majemit, i përuruar të enjten, premton t’i japë vendit hijen e Las Vegasit.
Fasada me xhama kaltëroshe ka 1 200 dhoma hoteli, 7 000 vende për kazino dhe më shumë se 3 000 automatë dhe tryeza lojërash.
Komuniteti i amerikanëve indigjenë është shumë i pranishëm në industrinë e lojërave të fatit në SHBA, pasi ka marrë, përmes një serë vendimesh gjyqësore, të drejtën për të ndërtuar kazinotë e tij në vend.