SHBA rrit numrin e vizave për punë sezonale

Administrata e Trump ka miratuar të shtoj dhe 30 mijë viza pune sezonale për vitin 2019, ka bërë më dije Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Punës. Kjo shtesë i bashkëngjitet numrit ekzistues të vizave të vëna në dispozicion për këtë vit.

Viza e punës, e cila lejon punëdhënësit të punësojnë persona të huaj përkohësisht në sektor jo bujqësor, do të jenë në dispozicion vetëm për punëtorët që tashmë kanë marrë statusin H-2B (vizë pune e përkohshme) në tre vitet e fundit fiskal. Disponueshmëria është gjithashtu e limituar edhe për bizneset që do të vuanin ‘dëme të pariparueshme’ nëse s’do të mund të merrnin punonjës shtesë, ka deklaruar Shërbimi i Nënshtetësisë dhe Emigracionit Amerikan.

Që në muajin mars nj grup senatorësh i kërkuan Sigurisë së Shtetit të rriste numrin e vizave mbi kufirin normal duke e çuar atë në 66 mijë persona. Kërkesat për punonjës sezonalë ishin aq ekstreme këtë vit sa që faqja zyrtare e Ministrisë së Punës pothuajse u bllokua, sipas sekretarit te SSH, Kirstjen Nielsen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtrëngimi i vazhdueshëm i tregut të punës e garantoi këtë rritje,” shkruan senatorët, të cilët argumentuan se shumë zona të vendit nuk kanë një popullsi në moshë pune, që të plotësojë kërkesën për punë sezonale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe komuniteti i bizneseve private e ka mbrojtur idenë për shtimin e vizave  sezonale.

Megjithatë, avokatët e një politike të ngushtë të emigracionit kanë thënë se këto viza ulin pagat dhe i pengojnë punëtorët amerikanë të gjejnë vende pune.

Burimi: CNN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?