Shega një zgjidhje e përkryer për rrathët e syve, ja si ta përdorni

Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave. Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj.

Megjithatë, nese i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë. Meqë jemi në sezonin e vjeshtës dhe të shegëve, këtu ka një maskë për trajtimin e rrathëve me shegë. Në vetëm pak minuta.

Maska me shegë

Swiss Digital Desktop Reklama

Maska me shegë ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathët e zinj që mund të krijohen poshtë syve. Përdorimi i kësaj maske të bën të freskët dhe më rinore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përbërësit: 20-30 kokrra shegë, 1 lugë gjelle kos, 2 lugë ҫaji mjaltë, 1 lugë vaj ulliri

Në një enë të vogël hidh mjaltin dhe përzieje me kos. Më pas, shto kokrrat e shtypura të shegës. Me përfitimin e një mase homogjene, aplikoje duke e përhapur lehtë poshtë syve dhe në fytyrë. Mbaje për gati 20 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?