Shenja e Hënës që keni në horoskop tregon si i përjeton emocionet

Shenja e Hënës është shumë e rëndësishme. Shenja e Hënës tregon se si i shprehim ndjenjat tona, si sillemi në situata emocionale ose si reagojmë ndaj emocioneve të të tjerëve. Shenja juaj e Hënës jo domosdosshmërisht është shenja e Diellit, pra ajo që njihet zakonisht si shenja e horoskopit dhe i referohet ditës kur keni lindur. Ju mund të jeni, po themi, Dashi, por shenjën e Hënës ta keni Gaforre). LINKU që gjen shenjën tuaj të Hënës.

Shenja e Hënës-Dash

Si shenja e parë e zodiakut, Dashi njihet për natyrën e zjarrtë dhe impulsive. Po kështu, ata që kanë lindur me Hënën në shenjën e Dashit shpesh identifikohen nga të qenurit gjaknxehtë. Ju e dini se çfarë doni, ose të paktën dëshirat tuaja ndihen si nevoja. Kënaqeni emocionalisht nga gëzimi, spontaniteti dhe fitorja.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Angelina Jolie, Cardi B, Rihanna.

Shenja e Hënës-Dem

Demi është një nga shenjat më sensuale të zodiakut. Të lindurit me Hënën në shenjën e Demit kënaqen nga mjediset komode, vaktet e shijshme dhe luksi. Ju jeni një njeri që preferoni zakonet tuaja dhe do të zgjidhnit qëndrueshmërinë në vend të ndryshimit.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Cameron Diaz, Lindsay Lohan, Kiera Knightley.

Shenja e Hënës-Binjak

Një Binjak flet për veten me fakte dhe informacione, kështu që komunikimi është gjëja më kryesore për të lindurit me Hënën në shenjën e Binjakëve. Për ju është e rëndësishme që të keni hapësirën tuaj për t’u shprehur. Ju pëlqeni bisedat e shumëllojshme dhe shoqëroheni me një larmi komunitetesh.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Dita Von Teese, Khloe Kardashian, Gwyneth Paltrow.

Shenja e Hënës-Gaforre

Hëna e drejton Gaforren, kështu që të lindur të këtë këtë Hënë ndikohen jashtëzakonisht nga çfarë rrethohen dhe mund ta “lexojnë” menjëherë energjinë në një dhomë. Teksa Hëna ndryshon vazhdimisht, emocionet e tyre janë një fluks gjërash. Për ju është e rëndësishme që të ndiheni gjithnjë të sigurt dhe të mbështetur.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Emilia Clarke, Taylor Swift, Shakira.

Shenja e Hënës-Luan

Të lindurit me Hënën në Luan karakterizohen nga fryma krijuese, e ushqyer nga ngrohtësia dhe bujaria si edhe dëshira për audiencë. Të lindurit në këtë Hënë urrejnë të ndihen të eklipsuar. Për ju është e rëndësishme të gjeni një hapësirë ku të mund të shpalosni talentet e lindura.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Dolly Parton, Halle Berry, Charlize Theron.

Shenja e Hënës-Virgjëreshë

Virgjëresha është shenja më analitike e zodiakut. Prandaj njerëzit e lindur me Hënën në Virgjëresha kënaqen nga logjika, organizimi dhe struktura. Këta njerëz shkëlqejnë për sistemet gjithëpërfshirëse, dinamike, për veten dhe më e rëndësishmja, për të tjerët. Ju doni të jeni të dobishëm dhe gjithmonë kontribuoni me mënyrat tuaja praktike.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Blake Lively, Nicki Minaj, Natalie Portman.

Shenja e Hënës-Peshore

Peshorja simbolizohet nga peshorja, një paraqitje vizuale e ekuilibrit, harmonisë dhe bashkimit. Ata që kanë lindur me Hënën në Peshore janë ndërmjetës nga natyra dhe priren të ruajnë paqen. Ju lulëzoni përsa i përket partneritetit, kështu që është e zakonshme që të mos kini probleme marrëdhëniesh.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Ariana Grande, Emma Stone, Anne Hathaway.

Shenja e Hënës-Akrep

Akrepi është një shenjë uji, e njohur për intensitetin emocional. Të lindurit me Hënën në këtë shenjë dëshirojnë lidhje të thella dhe përvoja tranformuese. Ju e merrni seriozisht jetën private.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Beyonce, Lady Gaga, Mariah Carey.

Shenja e Hënës-Shigjetar

Shigjetari është shenja e fundit e zjarrit. Shigjetari është i njohur për kuriozitetin e pamasë dhe një Hënë në këtë shenjë lidhet me filozofinë, udhëtimet dhe zgjerimin e përvojës intelektuale. Të lindurit me Hënën në këtë shenjë janë gjithmonë në kërkim të diçkaje, të eksplorimit të lirisë dhe përqafimit të të panjohurës.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Adele, Naomi Campbell, Jennifer Aniston.

Shenja e Hënës-Bricjap

Punëtor dhe i palodhur, Bricjapi është i njohur për përkushtimin e palëkundur. Të lindurit me Hënën në këtë shenjë përmbushen përmes sukseseve dhe arritjeve. Ju i merrni përgjegjësitë tuaja seriozisht dhe lidheni emocionalisht me arritjet. Për ju është e rëndësishme që të punoni gjithmonë drejt një qëllimi.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Kourtney Kardashian, Cher, Sarah Jessica Parker.

Shenja e Hënës-Ujor

Ujori është shenja më humanitare e zodiakut, kështu që të lindurit me Hënën në këtë shenjë i përjetojnë emocionet si pjesë e përvojës kolektive. Ju doni që të bëni gjithnjë gjënë e duhur – edhe nëse kjo do të thotë të vendosësh të mirë e përgjithshme mbi nevojat personale.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Victoria Beckham, Britney Spears, Sandra Bullock.

Shenja e Hënës-Peshqit

Shenja e fundit e zodiakut shoqërohet me ndjeshmëri të madhe dhe fuqi psikike të lindura. Prandaj, të lindurit me Hënën në këtë shenjë thithin energjinë dhe ndjeshmërinë e Peshqve. Ata mund të përfshihen lehtë në një det emocionesh. Ju shquheni për kreativitet dhe dashamirësi.

Të famshëm me Hënën në këtë shenjë: Kim Kardashian, Rita Ora, Michelle Obama.

SHKARKO APP