Shërbimet kthejnë besimin në ekonomi/ Por shumica e sektorëve ende kanë ndjesi negative

Treguesi i ndjesisë ekonomike u përmirësua në tremujorin e parë të këitj viti. Mbështetur në vrojtimin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, të Bankës së Shqipërisë, treguesi i i ndjesisë ekonomik u rrit me 8.5 pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në fakt, përmirësimi në tremujorin e parë të këtij viti erdhi pothuajse i gjithi nga sektori i shërbimeve, ndërkohë që sektorët e tjerë të ekonomisë dhe konsumatorët shfaqën sërish ndjesi pesimiste.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve shënoi rritje me 16.1 pikë përqindje gjatë tremujorit të pare, duke u ringritur mbi mesataren e vet historike. Përmirësim reflektoi rritjen e balancës së ecurisë së biznesit, me 18.7 pikë përqindje, dhe balancës së kërkesës, me 13.5 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë shënoi një rritje shumë të lehtë me 0.3 pikë përqindje. Keqësimi i ecurisë së biznesit me 5.1 pikë përqindje, u kompensua nga pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, me 5.7 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë vijoi rënien gjatë tremujorit të pare dhe  rezultoi rreth 3.1 pikë përqindje më poshtë nivelit të shënuar në tremujorin e mëparshëm. Rënia erdhi sidomos nga keqësimi i prodhimit, me 11 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël nga pakësimi i kontratave porositëse, me 2.7 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit rezultoi 0.5 pikë përqindje më poshtë nivelit të shënuar tremujorin e mëparshëm. Rënia i detyrohet kryesisht rënies së balancës së kontratave porositëse, me 4.8 pikë përqindje, ndërkohë që aktiviteti ndërtues u përmirësua me 3.7 pikë përqindje.

Treguesi i besimit konsumator vazhdoi tendencën rënëse gjatë tremujorit të parë, me 1.5 pikë përqindje poshtë nivelit të një tremujori më parë dhe 2.9 pikë përqindje nën mesataren historike. Treguesi i perceptimit mbi situatën e përgjithshme ekonomike të pritur në vend ra me 3.7 pikë përqindje dhe balanca e të ardhurave dhe shpenzimeve ra me 2 pikë përqindje./scan

SHKARKO APP