Shërohet nga koronavirusi gruaja e kryeministrit kanadez

Është shëruar nga koronavirusi bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Sophie Gregoire Trudeau u shpreh në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale se tashmë ndihet mirë.

Ajo tha se ka marrë lajmin e shërimit nga mjeku i saj dhe zyrtarët e shëndetit publikë të Otavës. Zyra e Kryeministrit njoftoi më 12 mars se ajo ishte prekur me koronavirus pasi kishte filluar të mos ndihej mirë, pas kthimit nga një udhëtim në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij kanë qëndruar në izolim prej asaj kohe. Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 5600 persona të infektuar dhe 60 viktima, sipas faqes “Worldometers”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?