Sherri i Ramës me Kosovën nuk filloj sot
Magazinë E Enjte, 17 Dhjetor 2020 20:02
Nga Arbër Hitaj –
Sot shumë kolegë janë shprehur të habitur, me mungësën e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit kur po mbante një fjalim Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani.
Ky është një rast i paprecedent, përfshi mos mbajtjen e një konference të përbashkët. Por në këtë pikë të pakthim në raportet e Ramës me një pjësë të politikës në Kosovë, nuk erdhëm rastësisht.
Zanafilla e këtij “sherri”, padyshim është rreshtimi i Kryeministrit shqiptar me palën që në Kosovë ishte pro shkëmbimit territorial me Serbinë.
Kjo solli përplasjen e ashpër me Ramush Haradinajn në atë kohë kryeministër. Solli përplasje të vëtë Ramës më ish mikun e tij Albin Kurti, madje edhe me paqësorin Isa Mustafa të LDK.
Debate me fjalë fyese, tipike për politikën tonë. I vetmi raport i shkëlqyer padyshim ishte me Hashim Thacin dhe ata që ishin pro shkëmbimit territorial përfshi Baton Haxhiun. Koha “rrodhi”, reflektimi mungoj përkundrazi, përplasjet verbale mes Ramës dhe Haradinajt shkuan deri në padi për shpifje, e padëgjuar më parë në historinë vëllazërore Shqipëri- Kosovë, dukë evidentuar një krisje të thëllë, politike e personale mes tyre.
Nga halli Rama priti dhe Albin Kurtin në Pallatin e Brigadave, ku tensioni ishte aq i dukshëm në konferencën e akullt për shtyp.
Gëzimi i Partisë Socialistë kur Kurti u rrëzua, dhe mbështëtja për teza pro serbe më shumë se pro kosovare, solli atë që këmi peshqesh nga politika liberale e Ramës ndaj Beogradit, krisjen e madhe të politikës andej e këtej kufirit.
Mos u habisni për asgjë, nuk ka filluar sot.