Shifrat e muajit shkurt, Instat: Shqiptarët “fluturuan” më shumë, daljet e shtetasve 12% më të larta
Sipas të dhënave më të fundit të Instat, në shkurt shqiptarët “udhëtuan” më shumë. Dalja e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shkurt 2020 ishte 393.598. Në shkurt 2019, ky numër ishte 354.144, duke shënuar kështu një rritje me 12.1%.
Edhe për periudhën e parë 2 mujore të 2020, në fakt është ndjerë po ashtu rritje, me 14.9%. Sipas Instat, në periudhën janar – shkurt 2020, dalja e shtetasve shqiptarë nga vendi ishte në shifrën 924.663, krahasuar me 804.975 që ishte në periudhën janar – shkurt 2019.
Nga ana tjetër, daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2020, janë 246.131. Krahasuar me Shkurt 2019, ky numër është rritur me 18.1 %. Përsa i përket periudhës janar – shkurt, në total ka pasur 557.760 dalje të shtetasve të huaj nga Shqipëria, shifër kjo 24.4% më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. / SCAN