Shijoni diellin e paradites, ja parashikimi i motit për nesër

Edhe gjatë të martës në vendin tonë gjatë paradites do të mbizotërojë një mot i kthejllët. Por sipas Meteoalb mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave fillimisht në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C në 19°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det  me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

SHKARKO APP