Shkatërrohet banda që tregtonte kokainë e heroinë në Janinë, kreu i grupit shqiptar

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndante droga të forta, heroinë dhe kokainë, në Janinë.

Në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre dhe kreu i grupit, një 31 vjeçar shqiptar

Të arrestuarit e tjerë janë një 22 vjeçar shqiptar dhe një 40 vjeçare shqiptare, si dhe 5 grekë, dy femra dhe dy meshkuj,  të moshës 29-39 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia greke thotë se operacioni është zhvilluar të martën, 1 tetor. Në kërkim janë edhe dy shqiptarë nga 30-vjeç secili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket mënyrës së veprimit të tyre, kreu i organizatës furnizonte grupin me sasi heroine dhe kokainë nga Shqipëria, duke i ndarë më pas në sasi më të vogla për ti tregtuar në Janinë.

Mësohet se grupi në 5 muajt e fundit ka qarkulluar në Janinë 1 kg 150 gram heroinë dhe 30 gram kokainë.

Gjate operacionit janë sekuestruar 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?