Shkëlqimi dhe rënia e ISIS, dokumentari jepet për publikun shkodran
Lindja, shkëlqimi dhe rënia e ISIS. Përfshirja e shqiptarëve në këtë organizatë përmes rekrutimeve dhe fati i grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampet siriane, erdhën përmes një dokumentari të realizuar nga gazetari Taulant Koplikaj në kampet siriane të Roj dhe Al Hol.
DAESH u shfaq si premierë për publikun shkodran në Kinema Millenium. Gazetari Koplikaj disa herë udhëtoi në kampet siriane me misionin e vetëm, të sensibilizimit të autoriteteve shqiptare për të riatdhesuar të gjithë gratë dhe fëmijët shqiptarë
Për 60 minuta dokumentari përcolli dëshmi, emocione duke sjellë për herë të parë rrëfimin e një shqiptari nga Kosova që akuzohet si luftëtar iI ISIS dhe që mbahet në burgjet e autoriteteve siriane. /TCH/