Shkëlzen Berisha, Edi Ramës: Të paktën, kërko falje!
Nga Shkëlzen Berisha
Sigurisht që Edvini nuk ka faj për krimet e dajës dhe babait të tij, por është e pafalshme që as pas 31 vjetësh nga ekzekutimi i fundit për fjalën e gojës, në gjithë Europën Lindore, kryeministri nuk gjen dëshirën, kurajon dhe mbi të gjitha dinjitetin për të kërkuar falje dhe ndjesë për firmën e të atit për varjen e poetit Havzi Nela.
Në kontrast të plotë me realitetin e hidhur shqiptar, ku fëmijët biologjikë të vrasësve, në mungesë të një procesi moral dhe ligjor, kane trashëguar jo vetëm pushtetin politik por dhe urrejtjen ndaj viktimave, vjen reagimi nga SHBA i vajzës së Presidentit Reagan.
Pa asnjë kompleks, dhe pse babai i saj është ikonë e të djathtës amerikane dhe botërore, doli publikisht dhe dënoi disa komente të tij me përmbajtje raciste (kur nuk ishte president) gjatë një bisede private në lidhje me disa drejtues afrikanë të afërt me komunistët.
Dikush duhet t’i shpjegojë Ramës (kuptohet që nuk ia ndjen) se një ndjesë ndaj familjarëve dhe eshtrave të poetit, qoftë dhe e vonuar 31 vjet, qoftë dhe e pasinqertë, do të ishte për të një makiazh imazhi shumë më efikas se ditirambet e Spiropalit.
HAVZI NELA – ” KUR TE VDES ”
Kur te mesoni se kam vdeke,
Kur te thoni: “Ndjese paste!”
A e dini se cfare kam hjeke
Une, poeti zemerzjarrte?
Kur te pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kerkoni me ma gjete.
Thoni: ” Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e trete”.
Thoni: “Ai e deshi jeten,
Jeta n’vuetje e dermoi”.
Thoni se ka mbrojte te drejten,
Grusht tiranesh nuk duroi.
Thoni: “Desh, kerkoi lirine,
Si skifter ne fluturim,
Provoi prangat, t’errte qeline,
Per te mjeret leshoi kushtrim”.
Thoni: “Drite ai kerkoi,
E vete drite nuk pa me sy”
Thoni: “Per njerzine kendoi,
E per vete mbajti zi”.
Thoni se e qerroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se e trishtoi tmerri
E te shtypunit i tha: “Cohu!”
Kur te vije, te cele pranvera,
Kur bilbili nis me kendue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufe luleme ma leshue.
Prekni vorrin,mos ngurroni,
Kush ka linde, ai ka me vdeke,
Veten ju kur t’a ngushelloni,
Thoni:”Gjalle kurkush s’ka mbete!”