Shkëmbimet tregtare/Çfarë dhe sa importoi Shqipëria nga Kinë muajin e kaluar

Shqipëria ka njohur rënie të shkëmbimeve tregtare me Kinën në muajin janar 2020. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se në muajin janar 2020 Shqipëria eksportoi në Kinë mallra në vlerë 302 milionë lekë duke njohur një rënie me -245 milionë lekë në krahasim me janarin e vitit të kaluar. Sa i përket importeve, edhe ato kanë njohur rënie.

Në janar 2020 Shqipëria importoi nga Kina mallra në vlerë 4.1 miliardë lekë, -400 milionë lekë në krahasim me janarin e 2019.

Çfarë importuam nga Kina?

Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria importoi nga Kina 67 milionë lekë ushqim, pije e duhan. Në krahasim me janarin e vitit 2019, këtë vit ka pasur një përgjysmim të importit nga ky grup mallrash.

Po ashtu, me rënie ka qenë importi i produkteve kimike dhe plastike. Këtë janar u importuan  441 milionë lekë nga 415 që ishte në janarin e 2019.

Po ashtu, këtë janar Shqipëria ka importuar 3 milionë lekë më pak lëkurë dhe artikuj prej lëkure nga Kina (Është 46 milionë lekë nga 43 milionë që ishte).

Sa i përket prodhimeve të drurit dhe letrës, Shqipëria ka importuar 720 milionë lekë; 14o milionë lekë më pak se në 2019.

Materiale ndërtimi dhe metale janë importuar 670 milionë lekë nga 537 milionë në janar 2019 ndërsa makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi janë importuar 1.7 miliardë nga 2.2 miliardë në janar 2019.

SCAN

SHKARKO APP