Shkencëtarët konfirmojnë: Ilaçi i ri për diabetin edhe kundër mbipeshës

Një ilaç i ri që është dërguar për t’u konfirmuar nga autoritetet amerikane dhe europiane ka dhënë një efekt të dyfishtë te pacientët. Shkencëtarët po studionin për Diabetin e tipit 2, por ilaçi në fjalë rezultoi që gjatë përdorimit solli që secili nga pacientët të humbte shumë kilogramë.

Rastësia është mbret i botës, kanë shkruar që në antikitetin e lashtë. Ndihma për të ulur mbipeshën mund të vijë në formën e një pilule që shkencëtarët po e testonin për diabetin e tipit 2.

Sipas një studimi të ri, të botuar në revistat prestigjoze shkencore mjekësore, trajtim i diabetit me këtë ilaç çoi në humbje të dukshme të peshës për pjesëmarrësit.

“Ky trajtim mjekësor solli 10% humbje peshe te shumica e personave nën vëzhgim dhe 20% humbje peshe në mbi një të tretën e pjesëmarrësve. Ky është fillimi i një epoke të re, ” –  tha Rachel Batterham, një nga studiuesit e përfshirë në studim dhe ekspert për mbipeshën te diabetikët.

1,961 të rritur nga Amerika e veriut, Amerika e jugut, Azia dhe Europa morën pjesë në provën 68-javore duke përfshirë ilaçin semaglutidë, i cili është anti-diabetik, dhe përfundimet e studimit u botuan në revistat shkencore për mjekësinë.

Pjesëmarrësit në provë ishin 18 vjeç e sipër, që më herët kishin ndërmarrë dieta të ndryshme për të humbur peshën, dhe në fund të vëzhgimit u pa se masat trupore të secilit kishin rënë me disa kilogramë.

“Studimi ynë tregoi se midis të rriturve me mbipeshë, me ose pa diabet, semaglutida, një herë në javë plus ndërhyrja në stilin e jetesës, solli humbje peshe të konsiderueshme. Ky ilaç tashmë është paraqitur për t’u patentuar pranë Administratës së Ushqimit dhe Barnave në ShBA dhe Agjencisë Europiane të Barnave.

SHKARKO APP