Shkencëtarët krijojnë lëkurë si të njeriut për celularin
Celularët mund të mbështillen me një lëkurë artificiale, pasi disa shkencëtarë kanë shpikur një lëkurë prototip që do t’i bëjë pajisjet më të ndjeshme ndaj prekjes së njeriut.
Kjo lëkurë, që ngjan shumë me lëkurën e njeriut, është dizenjuar që të imitojë funksionet e lëkurës sonë dhe reagon në mënyra të ndryshme ndaj gudulisjes, përkëdheljes dhe pickimit.
Skin-On mund të përdoret për celularët dhe laptopët.
Kjo teknologji është zhvilluar nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Bristolit në bashkëpunim me Telecomm ParisTech.
Shkencëtarët mendojnë se edhe pse një celular i mbështjellë me lëkurë si të njeriut mund të duket i çuditshëm, do të na lejojë që të kemi një kontakt me natyral me pajisjet që mbajmë gjithë ditën nëpër duar.