Shkencëtarët zbulojnë një simptomë tjetër të COVID-19: Skuqje e lëkurës!
Nëse vini re krejt papritur, pika të kuqe, acarim apo djegie në lëkurë, mund të keni të bëni me simptoma të Covid-19.
Dermatologët dhe shkencëtarët e lëkurës besojnë se zhvillimi i plagëve të dhimbshme, të kuqe mund të lidhet me koronavirusin. Më shumë se 400 dermatologë kanë vënë re pikërisht të tilla shenja te pacientët COVID-19.
Mjekët këshillojnë që çdo pacient, i cili ndeshet papritur me të tilla simptoma duhet të flasë menjëherë me një dermatolog. Shkencëtarët kanë paralajmëruar publikun dhe mjekët, që t’u kushtojnë më shumë rëndësi pacientëve të cilët kanë të tilla probleme me lëkurën.
Skuqja mund të vijë në forma dhe madhësi të ndryshme, dhe mund të shfaqet kudo në trup. Disa pacientë kanë raportuar se skuqjet anë ndjesi kruarje ose djegie.