Shkodrania “dush të ftohtë” kryetares së bashkisë dhe deputetes Edona Bilali për mos reagimin ndaj përdhunimit të 15-vjeçares

Pasditen e sotme, gra dhe vajza në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një marshim protestë në mbrojtje të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

Protesta u nxit nga shoqëria civile, në shenjë revolte ndaj abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga disa persona në Mirditë. Por ajo që u vu re ishte një pjesëmarrje mjaft e vakët e qytetarëve shkodranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, një nga protestueset vuri në dukje mungesën e kryetares së bashkise Shkodër dhe deputetes Edona Bilali, në mbrojtjen e të tilla kauzave .

“Edhe me paturpësinë më të madhe, gjithë kjo shoqëri civile në Shkodër, e gjithë kjo shtresë intelektuale, e para kryetarja e Bashkisë nuk shihet kurrkund, e dyta ajo deputetja e Partisë Socialiste e shoqërisë civile që s’ja kemi parë kurrë fytyrën as s’ja kemi nigju zanin, dhunohet një vajzë 15-vjeçare nga 5 meshkuj dhe ne heshtim. Të rrimë kaq indiferent, të shkoj qyteti i Shkodrës në këtë gjendje mosreagimi më vjen shumë keq”, tha protestuesja.

Me pankarta në duar, me mbishkrime kundër dhunës dhe përdhunimit, gratë dhe vajzat shkodrane marshuan rrugëve te qytetit në shenjë revolte dhe u stacinuan më pas përpara sheshit të Bashkisë.

Ndiqni intervistën e qytetares duke filluar nga minuta 06:00

Shkodranja ‘dush të ftohtë’ kryetares së bashkisë për mos reagimin ndaj përdhunimit të 15-vjeçares

SHKARKO APP