Shkonte me gratë e lojtarëve, klubi shkarkon trajnerin “qejfli”

Presidenti i klubit të Libertadit në Paraguai, ka njoftuar se ka “përzënë” nga pankiona e trajnerit, Leonel Zuleta.

“Me trajnerin nuk kam pasur kurrë probleme, por për të drejtuar një skuadër të madhe duhet që tekniku të ketë raport të mirë me futbollistët, çka nuk ka ndodhur në ekipin tim.

Mbi arsye më të shumta pyesni të interesuarin”, tha ai.

Ai nuk dha shkaqe për shkarkimin, por mediat bëjnë me dije se trajneri kishte marrëdhënie intime me gratë e dy prej lojtarëve të ekipit.

Zuleta ndërkohë, thuhet se ka pasur një aferë edhe me gruan e një drejtuesi të lartë të klubit të Libertadit.

 

SHKARKO APP