Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, aktivitet festiv me anëtarë dhe partnerë biznesi

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, Hellenic Business Association of Albania, organizoi një aktivitet festiv me më shumë se 150 anëtarë, partnerë biznesi dhe miq të shoqatës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastas Janullatos dhe përfaqësues të Ambasadës Greke në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Presidenti i Bordit Drejtues të shoqatës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, z. Georgios Papanastasiou tha: “Greqia është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri dhe gjithashtu një partner i rëndësishëm për sa i përket tregtisë së mallrave. Sot operojnë në Shqipëri më shumë se 650 biznese Greke dhe Greko-Shqiptare të cilat punësojnë afërsisht 15% të forcës punëtore të vendit në sektorë shumë të rëndësishëm si ndërtim, energji, tregti, reklamim dhe komunikim, sistem bankar dhe financiar, arsim dhe shërbime të tjera.”

E themeluar që në vitin 2003, Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri ka pasur objektiv kryesor zhvillimin ekonomik si dhe përforcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë.

SHKARKO APP