Shpenzon dy vite për ti ndërtuar vajzës makinën prej druri
Një marangoz ka bërë ëndrrën e vajzës së tij realitet.
Ai i ka mbajtur premtimin e ditëlindjes dhe po udhëton nga Peruja në New York për dhënë lajmin e pabesueshëm.
Në moshën 13-vjeçare, Emeli i bëri një kërkesë të pazakontë babait të saj Bienvenido Ortega.
Në vend të një feste me tullumbace, ajo kërkoi që babai i tij ti ndërtonte një makinë me dru dhe t’ia dërgonte në New York nga shtëpia e tij në Peru.
“Do të pres,”-i tha Emili.
Bienvenido tha për Daily Mail se ndërtoi një makinë prej druri në 2017. Por fatkeqësisht përpjekja e tij e parë dështoi kur motori i mjetit u prish në Kolumbi atë vit, në tetor.
Ai nisi sërish të punonte me makinën. Bienvenido e leu drurin që ndërtoi makinën me llak që të ishte i papërshkueshëm nga uji, e mbushi mjetin me karburant dhe u nis në fund të marsit drejt Eneli.
Bienvenido bëri gati dy muaj udhëtim dhe aktualisht ndodhet në Kolumbi, pasi motori i vjetër prej 4 dekadash paraqiti probleme.
Ai pret që makina të riparohet në dy ditët e ardhshme dhe të arrijë në Medellin në javët e ardhshme.