Shpëtimi nga koronavirusi vjen nga Izraeli, së shpejti përfundon krijimi i vaksinës kundër kësaj sëmundjeje

Shkencëtarët në Institutin e Izraelit për Kërkime Biologjike pritet të njoftojnë në ditët në vijim se kanë përfunduar zhvillimin e një vaksine për koronavirusin e ri COVID-19.

Sipas burimeve mjekësore, shkencëtarët kohët e fundit kanë pasur një përparim të rëndësishëm në kuptimin e mekanizmit biologjik dhe cilësive të virusit, përfshirë aftësinë më të mirë diagnostikuese, prodhimin e antitrupave për ata që tashmë kanë virusin dhe zhvillimin e një vaksine, shkruan Haaretz.

Procesi i zhvillimit kërkon një seri testesh dhe eksperimentesh që mund të zgjasin shumë muaj para se vaksinimi të konsiderohet efektiv ose i sigurt për t’u përdorur.

Në lidhje me zhvillimin, Ministria e Mbrojtjes tha: “Nuk ka pasur ndonjë përparim në përpjekjet e institutit biologjik për të gjetur një vaksinë për koronavirusin ose për të zhvilluar komplete testimi. Puna e institutit është realizuar sipas një plani pune të rregullt dhe do të marrë kohë. Nëse do të ketë diçka për të raportuar, ajo do të bëhet në mënyrë të rregullt. Instituti biologjik është një agjenci e njohur botërore për kërkimin dhe zhvillimin, e cila mbështetet te studiuesit dhe shkencëtarët me përvojë me njohuri të mëdha dhe infrastrukturë cilësore. TashmԹ janë më shumë se 50 shkencëtarë me përvojë që punojnë në institutin për hulumtimin dhe zhvillimin e një ilaçi mjekësor për virusin “.

SHKARKO APP