Shpjegim për mënyrën e udhëtimit të dritës në hapësirë

Efekti Moisi
Nga Korado Pëllumbi –

1.

Duke fantazuar për udhëtimet në hapësirë më erdhi një ide. Kur lundroja me varke në det, me rrem( lopata ) shkaktoja një të çarë në ujë duke e plasur rremin fort dhe duke e lëvizur atë shpejt përpara në ujë. Pra, kur goditej uji me pjesën anësore të rremit shkaktohej një çarje uji si ajo që bëri Moisiu në detin e kuq. Por dallimin me tërheqjen mbrapsht të ujërave të detit të kuq dhe ato të detit natyral ku unë lundroja është se tek goditja e ujit me rrem, uji fillon të terhiqet mbrapsht te pika e fillimit të goditjes së tij kur rremi aktualisht ndodhet para në të çarën që ka shkaktuar në ujë. Ndryshe nga tërheqja e ujërave të detit të kuq që fillojnë nga anët e bllokut të ujit dhe jo nga bregu ku Moisiu drejtoi bastunin. Tani lë të imagjinojmë një eksperiment që duhet të provohet. Në këtë të çarën që shkaktohet në ujë, sikur pikërisht menjëhere pas kontaktit të rremit me ujin ku aktualisht ndodhet e çara që shkaktoi rremi të vendosim një ‘’ bukëpeshku’’ shkumë deti në formën e një silure. Uji do vazhdojë të tërhiqet mbrapsht ndërsa rremi vazhdon çarjen e ujit përpara dhe ‘’bukepeshku’’ që ndodhet në udhën e tërheqjes së ujit mbrapsht vihet në lëvizje duke pësuar shtytje drejt çarjes boshe. Pra, ‘’bukëpeshku’’ udhëton në distancë pa nevojën e karburantit vetjak që ta vëjë në lëvizje, por vetëm duke u ndikuar nga uji i cili synon që të rimarrë qëndrimin e mëparshëm në boshllëkun që shkaktoi rremi dhe që aktualisht ndodhet ‘’bukëpeshku’’ të cilin e leviz përpara në të çarën deri sa kjo të mbyllet plotësisht nga uji dhe ‘’bukëpeshku’’ do ndodhet në anën përfundimtare të çarjes, gjithmonë nëse shtyhet para me të njëjtën shpejtësi që uji synon të tërhiqet mbrapa. Por nuk duhet të harrojmë diçka që ‘’bukëpeshku’’ synon të qëndrojë në sipërfaqe të ujit për shkak të peshës tepër të lehtë dhe mbase nuk mund të krijojë harmoni me valen dopio të ujit që të arrijë në anën tjetër, vetëm nëse peshon mjaftueshëm që të rëndojë poshtë në mënyre që të qëndrojë në pozicionin e duhur dhe në harmoni me forcat e ujit qe te mundësohet levizja integrale. Tashmë ‘’bukëpeshku’’ me peshën e duhur duhet të shkatojë fërkim me ujin në atë mënyrë që ta mbajë atë në pozicionin e duhur dhe kështu të arrijë në anën tjetër. Përsa i përket ’’bukëpeshkut’’ duhet të ketë edhe formën e duhur që të udhëtojë. E çara në ujë mund të shkaktohet edhe nën sipërfaqe me një silurë.

2.

Le të imagjinojmë sikur jemi në cekëtinë në det pak metra larg bregut. Dy dallgë të lehta drejtohen drejt meje me shpejtësi të njëjtë, njëra nga ana e majte tjetra nga ana e djathtë dhe vijnë dhe bëjnë kontakt me njëra tjetrën pikërisht në vendndodjen ku jam unë, me kënd simetrik le të themi më të vogël se 180 grade dhe më të madh se 90 gradë. Pikërisht në çastin e kontaktit të dallgëve vendosim një ‘’bukëpeshku’’ në formën e një anije ekzaktësisht në këndin e kontaktit të dallgëve në atë mënyrë që pika e këndit të jetë në kiçin e anijes. Ajo që do të vërejmë është se anija do të ndikohet nga tendenca e valëve që të mbyllen me njëra tjetrën dhe do imponojnë atë të lëvizë përpara drejt bregut në vijë të drejtë duke më lënë mua pas. Pra, anija lëvizë me shpejtësi konstante që mundësohet nga përplasja e dallgëve brenda kufijve te kendeve 180 dhe 90 grade. Sikur përplasja e dallgëve të jetë me kënd më të vogël se 90 gradë dhe më të madh se 0 gradë dhe shpejtësia e tyre të jetë e njëjtë si në shembullin që morëm, shpejtësia e anijes do të jetë më e madhe.

3.

Le të imagjinojmë një shembull tjetër. Një sërfist që kapën një dallgë. Ai tashmë ndodhet brenda syrit të dallgës dhe po bën sërf. Kush janë forcat që e mundësojnë sërfistin të lundrojë mbi dallgë? Tendenca e dallgës për tu mbyllur dhe harmonia që ka derrasa e sërfit me ujin e mundësojnë sërfistin të bëjë sërf deri kur dallga ta humbasë vrullin ose sërfisti të prishë ekuilibrin. Sikur dallga të jetë gjithmonë e njëtrajtshme dhe të gjitha forcat që e mundësojnë sërfistin të lëvizë të jenë të pandryshueshme, sërfisti do të levizë me shpejtësi konstante në drejtim të ditur dhe distance të paditur, deri kur të bëjë kontakt me bregun. Duke u bazuar te këto të dhëna, nëse unë kap një dallgë në bregdetin e Shqipërisë e cila udhëton me shpejtësi konstante drejt perëndimit, ajo do më shpjerë në bregun e Italisë me shpejtësi uniformë.

Tani le të supozojmë sikur uji i detit përfaqëson hapësirë-kohën. Po bukëpeshku kë përfaqëson? Po rremin që të shkaktojë çarjen në hapësirë-kohë kush e përfaqëson?! Ndoshta drita?! Ndoshta fotoni i dritës ka prirjen ti përfaqësojë, dhe të vetëvendosët brenda kësaj çarjes e cila mund të ndodhë pikërisht për shkak të dritës , mund të krijojë një bashkëveprim me tendencën e hapësirë-kohës për të zënë pozicionin e mëparshëm dhe të vihet në lëvizje.

Eksperiment imagjinar nga Korado Pllumbi.
Të gjitha të drejtat e rezervuara

SHKARKO APP