Shqipëria “gëlon” nga “millenials” – Ka ndër normat më të larta në Europë, por plakja kërcënon

Shqipëria ka një prej përqindjeve më të larta në Europë të të rinjve, atyre të moshës 25 deri në 29 vjeç, e që konsiderohen si millenials, ose Gjenerata Y. Të dhënat e Eurostat tregojnë qartë se, në Europë janë vetëm 5 shtete ku kjo përqindje është më e lartë se 8 në raport me popullsinë e përgjithshme të secilit prej këtyre shteteve.

Shqipëria është një prej këtyre 5 vendeve, duke u renditur e 5-ta. Eurostat thotë se, Azerbajxhani, Armenia, Malta dhe Qipro janë të gjitha shtete ku kjo normë është më e lartë, nga 9.4% në rastin e Azerbajxhanit, në 8.4% në rastin e Maltës. Më pas ndjek Shqipëria me një normë në 8.2%.  Mesatarja europiane ndërkohë fiksohet në 6.2%. të lindurit e fund viteve `80 dhe fillim viteve `90, të quajtur ndryshe si millenials, janë një pjesë mjaft e rëndësishme e ekonomisë së një vendi, jo vetëm për shkak se janë një pjesë thelbësore e tregut aktiv të punës, por edhe pse janë një target-grup primar i kompanive të cilat tregtojnë kryesisht mallra konsumi.

Portugalia, Greqia dhe Sllovakia janë vendet europiane me përqindjen më të ulët të gjeneratës Y në popullsi, në rreth 5%. Plakja e popullsisë në vendin tonë pritet të ulë ndjeshëm këtë përqindje, dhe ky problem demografik do të ketë impakt të padiskutueshëm në ekonominë e vendit. Dhjetë vite më parë, Turqia ishte vendi europian me më shumë millenials, në rreth 9%, ndërsa sot ka rreth 7.7%.

/ SCAN

SHKARKO APP