Shqipëria në karantinë, njerëz në radhë para dyqaneve, kisha e zbrazët, ja si kaloi 20 marsi sot në Tiranë

Sot 12 ditë nga zbulimi i dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri. E ditë të tëra që Tirana dhe pothuajse gjithë Shqipëria është futur në karantinë për të minimizuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit Covid-19. Por ende jemi në fillim dhe për më tepër ditët duke nisur nga sot me ekuinoksin pranveror do të jenë më të gjatë se netët.

Ndërsa qeveria ka lënë dy fasha oraresh kur njerëzit mund të kryejnë nevojat e tyre të domosdoshme, pothuajse të gjithë dalin nga shtëpia.

Para dyqaneve celulare, bankave, marketeve, apo furrave të bukës të gjithë presin në radhë për të kryer shërbimet e nevojshme. Ndërsa kishat janë zbrazur ashtu si të gjitha objektet fetare në vend në zbatim të masave të vendosura kundër COVID-19.

SHKARKO APP