Shqipëria “nuk bën” për të rinjtë – Një ndër 5 vendet e fundit në botë për karrierën e “millennials”

Shqipëria është një prej vendeve më të këqija në botë për të punuar në rast se je një “millennial”, pra një i ri i moshës 22 deri në 37 vjeç. Indeksi i Millennials në punë është përpiluar nga “Silver Swan”, një agjenci rekrutimi, dhe tregon se cili ndër 75 shtete të ndryshme të botës është më i përshtatshëm për karrierën e të rinjve të këtij brezi.

Ndër 75 shtete, ku vendi i parë është vendi më i përshtatshëm, dhe vendi i fundit ai më pak i përshtatshëm, Shqipëria renditet e 72-ta, pra mes 5 vendeve të fundit, me pikë të barabarta me vende si Islanda apo Zvicra. Indeksi i përgjithshëm përpilohet mbi bazën e 6 nën-indikatorëve, dhe Shqipëria regjistron performancën më të dobët, me 1 pikë ndër 5 të tilla, në atë të pagës dhe në atë të zgjedhjes së vetë të rinjve.

Këta të fundit nuk do ta zgjidhnin kurrë Shqipërinë për të nisur karrierën e tyre. Pikët maksimale, Shqipëria i merr në drejtim të kostos së qirave dhe në atë të argëtimit, plot 5 pikë te secila ndër to. Ndërkohë në drejtim të papunësisë dhe suksesit të një start-up, vendi ynë merr nga 3 pikë.  Në nivel global, në vend të parë qëndron Gjermania, si vendi më i mirë për karrierën e atyre që njihen si millennials, dhe ndiqet nga Zelanda e Re dhe Australia.

SCAN

SHKARKO APP