Shqipëria prej qershorit në qershor dhe mosçelja e negociatave me BE-në!

Nga Luan Rama

Një vit më parë, prej fillimprillit e deri ne fundqershorin e vitit 2018, qeveria e më shumë se ajo, vetë Shkëlqesia e Tij Zoti Kryeministër e pas tij në rradhë servilministra gjithëfarësh, paturpësisht të neveritshëm në shfaqjen e tyre të gënjeshtërt e mjerane, u rrekën ta e shisnin dështimin në çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, si fitoren e tyre më të madhe!
Për turp e për marre faqe gjithë botës, kësaj shëmtie shqiptare iu bashkuan edhe ca ambasadorë, të cilët me sa dukej, e matnin e vazhdojnë ta masin ende, nivelin qytetar, kulturor dhe intelektual të shqiptarëve, me referencën e shëmtuar të budallallëkut qeveritar!
Mirëpo, jo para një viti, por as sot një vit më pas, negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk u çelën!
E pata thënë publikisht në Kuvendin e Shqipërisë më 28 qershor 2018, e paralajmërova me dhembje se as në qersho të vitit 2019 nuk do të çelen negociatat dhe e ftova klasën politike të vendit e më së pari qeverinë dhe kryeministrin që të reflektonin me seriozitet e përgjegjshmëri, duke vënë mbi gjithçka interesat e vendit!
Nuk e bënë!
Madje kryeministri bëri të kundërtën dhe e çoi Shqipërinë në kahjen për me e sabotu e blloku integrimin europian!
Por, pa u zgjatur më tej e pa bërë komente të tepërta, po risjell në vëmendjen tuaj një fragment nga fjala që kam mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë një vit më parë, në seancën plenare të datës 28 qershor 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?