“Shqiptarët duan BE ky na çon në BE-ograd”
Opinioni publik në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj takimit të mbajtur në Tiranë për Minishengenin Ballkanik. Prania e Serbisë dhe mos ardhja e Kosovës në këtë takim është cilësuar si një gabim i pafalshëm i kryeministrit Edi Rama.
Më rrjetet sociale qarkullojnë me mijëra reagime dhe foto montazhe që kritikojnë dhe ironizojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.
Një nga mesazhet që është shpërndarë më tepër është fotoja më poshtë, që tregon Edi Ramën dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç. Teksti i fotos duket i thotë të gjitha: “Shqiptarët duan BE ky na çon në BE-ograd”.