“Shqiptarët të dytët në Europë për konsumin e tepërt të antibiotikëve”, reagon mjeku Tritan Kalo
18 nëntori është dita Europiane për përkujdesin ndaj antibiotikëve. Për të folur për antibiotikët dhe pasojat që ato sjellin që në shëndet. Në një intervistë për FaxNews me gazetaren Ema Strazivari me mjekun infeksionist Tritan Kalon, i cili ka treguar risqet që ka abuzimi me antibiotikët për shëndetin.
Kalo u shpreh se ka një tendencë në rritje të konsumit pa kriter të antibiotikëve. Mjeku ngre alarmin se shqiptarët janë të dytët në Europë për konsumin e tepërt të antibiotikëve.
“Ka një tendencë në rritje të konsumit pa kriter të antibiotikëve. Shqiptarët janë të dytët në Europë për konsumin e tepërt të antibiotikëve.
Kompanitë farmaceutike nuk po prodhojnë antibiotikë të rinj dhe për 15 vite janë prodhuar vetem 2 antibiotikë të rinj. Në raste gripi, antibiotiku të përdoret vetem në raste kur ka infeksion bakterial. Antibiotiku duhet të merret vetëm me recetë, por shqiptarët nuk e zbatojnë këtë,” u shpreh Kalo në FaxNews.