Shqiptarëve u duhen dhe Haradinaj të tjerë

Nga Zef Sulejmani –

Historia e Shqipërisë është sa e lavdishme por dhe komplekse. Në periudhat e ndryshme kanë nxjerrë figura të mëdha me të cilat, me të drejtë krenohen shqiptarët që nga Pirro e këndej, historia na bën krenarë, se ne shqiptarët jemi një komb që e kemi ne traditë, e kemi në Gen që të nxjerrim figura të mëdha. A nuk jemi krenarë te gjithë ne shqiptarët për heroin tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti, i cili diti ti bashkojë shqiptarët në kuvendin e Lezhës në 1443 për ti mobilizuar ata ne luftë kundër pushtuesit Osmanë. E në sajë të atij bashkimi e mbajti Shqipërinë e lirë për një çerek shekulli. Lexuesi është i qartë se ai bashkim u bë nga shqiptarët pa asnjë ndihmë nga jashtë! Në atë kohë nuk kishte as Bashkim Europian e as SHBA. Bile SHBA-të janë zbuluar nga Europianët plot 49 vjet më vonë. Por qysh në atë kohë na del ne dritë dhe një fenomen i padëshiruar. Fenomeni Hamza.

Ata që nuk ja dolën ta mposhtin Gjergjin e madh në fushën e betejës deshën ta mposhtin me Hamzanë, pikërisht aty ku nuk pritej…tek nipi i vet (djali i vëllait) Për çudi e fat i keq Kastiota lindin pak e Hamza shumë. I hasim sa herë që para shqiptarëve shtrohet një problem për zgjidhje! A nuk ishin bashkëpunëtore të Ali Pashë Tepelenës ato që e tradhtuan komandantin e tyre duke ja çuar kokën në Stamboll e trupin në Janinë? A nuk qenë “Hamzajt” ato që tradhtuan luftën naçionalçlirimtare, tradhtuan gjakun e derdhur e sakrifica të panumërta të shqiptarëve për të vendosur një pushtet Demokratik por në vend të tij sollën pushtetin e goglave, pushtetin e diktaturës duke vrarë e burgosur gjithë nomenklaturën e lartë që bëri luftën. Duke zhveshur shqiptarët nga çdo drejtë civile për 45 vjet.

Por jo vetëm kaq do vinte dhe fund të diktaturës ku shqiptarët kujtuan se shpëtuan po ku vajtën? Më 2 korrik u hapën ambasadat pjesa më e madhe e tyre u fut në ta! Për ku? Askush se dinte veçse qindra e mira u larguan, dikush i quajti hallexhi, dikush te deklasuar, por dhe dikush i quajti jashtëqitje. Sidoqoftë ky qe një veprim i “zgjuar” i nomenklaturës së kuqe për të lehtësuar mëkatet e veta mbasi qe ajo që e kishte çuar Shqipërinë në atë gjendje (në vetëm gjashtë ditë bukë). Po, Po por Hamzatë nuk do të ndaleshin këtu ata do të lejonin dhe të ashtuquajturin pluralizëm por gjithnjë duke pasur si udhëzues të vetëm “Katovicën” e cila udhëzonte: të lejohen që të formohen sa më shumë parti politike por në krye të të cilave të jenë vetëm njerëzit tanë. A nuk po e shohim çdo ditë se çfarë pluralizmi kemi? A nuk po shohim çdo ditë se qëllimi është vetëm një: ta marrë pushtetin me çdo mënyrë e ta mbajë atë me çdo mënyrë në këtë mes nuk ka asnjë shans demokracia dhe asnjë të ardhme Shqipëria. Ajo kthyer në pronë të kujt? Të atyre që bëjnë të fortin, të atyre që me paratë e drogës e të krimit janë gati të blejnë jo vetëm votat, por të gjithë shqiptarët për t’i kthyer ato në skllevër, në skllevër të shekullit 21. Po a do të lejojnë një gjë të tillë shqiptarët. Shpresat janë se jo. Shqiptarët e vërtetë, patriotët e vërtetë po dalin në dritë ata po duken në horizont. Ashtu siç filluan lëvizjet e para në fillim të shekullit 20 të Kosovës trime prej nga mori hov e gjithë Shqipëria me kryengritjet e viteve 1909-1912 duke qenë burim frymëzimi lidhjet shqiptarëve të viteve 1878 dhe ajo e vitit 1881 shqiptarët u zgjuan: me 1912 pavarësisht se në një territor të cunguar ato ngritën flamurin në Vlorë. Në mesin e atyre patriotëve shqiptarë shquheshin Ismail Qemal Beu nga Vlora, Isa bej Boletini nga Kosova dhe Dom Nikoll Kaçorri nga Mirdita.

Po sot Shqipëri pa më thuaj si je? Po, po se si jemi të gjithë e dimë. Por se si do të jemi këtë le ta shohim. Në horizont kanë dalë dritat e para, ato janë bërë dhe të bëhen dhe më të fuqishme. Ne Kosovën martire ka një ditë shprese ajo quhet RAMUSH HARADINAJ heroi i vërtetë i Kosovës trime, pse jo heroi i gjithë shqiptarëve. Ai qe një komandant i UÇK-së në zonat e Dukagjinit. Ai qe dhe është një patriot i vërtetë e trim se nuk i bë tërr syri përballë intrigave të Hamzave që nuk reshtin në synimet e tyre anti-shqiptare. Haradinajt trimëria i vjen nga se është patriot. Ai e don vendin e vet më shumë se jetën e tij. Ai e tregoj veten se është i tillë edhe atëherë kur e akuzuan për krime lufte. Ai e dezertoi detyrën e kryeministrit dhe shkoi ne Hagë. Shkoj në burg! Por trimi gjithmonë ka me vete të drejtën. Edhe atje i përballoj vuajtjet, e përballoji sakrificën dhe atje FITOJ po, po edhe atje fitoi. Fitoi për të mirën e Kosovës sepse Kosovës dhe Shqipërisë i duhen edhe HARADINAJ të tillë për ti thënë Serbit ndal: Kosova ka zot! Kosova ka shtetin e saj të pavarur të njohur ndërkombëtarisht bile dhe nga gjykata Ndërkombëtare ku Serbia e kishte Paditur. A nuk është HARADINAJ shembull frymëzimi edhe për shqiptarë të tjerë. A nuk është Haradinaj se karrigia e Kryeministrit duhet të vendoset ne truallin shqiptarë, jo ne kamalecat e Hamzave të cilët kanë qëllim vetëm grabitjen e shqiptarëve. Me sa duket në horizont po dalin dhe të tjerë së fundmi sap o ka nisur të dale në horizont dhe një Haradin tjetër. Ai nuk është nga Kosova por është nga Skrapari nga vendi ku kanë lindur dhe lindin trima ai quhet Ilir Meta. Shqiptarët andej e kanë shikimin atje e kanë vëmendjen prej andej presin shpresën hapin e parë e ka hedhur, presim të dytin atë vendimtarin.

SHKARKO APP