Shqiptari bën xhiron e mediave italiane me veprimin e tij

Një shqiptar është bërë kryefjala e mediave në Itali. Kjo pasi ai ka përfunduar bashkë me makinën e tij brenda një banke.

Mësohet se shqiptari ka përfunduar brenda bankës ‘’Deutsche Bank’’, bashkë me makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites së djeshme, ndërsa gjatë ditës së sotme shqiptari e ka gjetur veten pothuajse në të gjitha mediat italiane.

Po ashtu e ditur bëhet se shqiptari ishte një 20-vjeçar dhe se ai ishte pa patentë.

Pas hetimeve të para, policia ka bërë të ditur se ai ka qenë edhe i dehur në timon.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëmet në bankë kanë qenë të konsiderueshëm, pasi është thyer xhami kryesore dhe disa sende të tjera.

SHKARKO APP