Shqiptari çon Venezian në Parlamentin e Strazburgut

Për mjaft emigrantë shqiptarë vendi ku ata kanë emigruar e kanë ndërtuar të ardhmen e fëmijëve  është shndërruar në atdheun e tyre të dytë, pasi atje investojnë me punën e tyre por dhe kontribuojnë me iniciativat politike e qytetare.

I tillë është Emiljano Biraku, shqiptari që në e kemi njohur si kandidatin për deputet të Partisë Demokratike të Venecias në zgjedhjet e fundit politike të marsit 2018.

Me profesionin sipërmarrës e i zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike të provincës së Venecias, Emiljano Biraku është një nga nismëtarët e propozimit të bërë pak ditë më parë në Parlamentin Europian të Starzburgut për t’i ardhur në ndihmë gjendjes aktuale, në të cilën ndodhet qyteti i  Venezias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai së bashku me europarlamentaren Cecyle Keyenge dhe kryetarin e Përfaqësisë së komunave të territorit historik Venecias e ishujve, Andrea Martini, kanë prezantuar në komisionin europarlamentar të Strazburgut alarmin se qyteti i Venecias rrezikon të vdes nga reduktimi i dukshëm i numrit të popullsisë vendase, ndotja e madhe e ajrit si edhe nga paqëndrueshmëria preokupuese hidrologjike e lagunës së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Venecia është një nga qytetet më të bukura të botës si dhe ndër qytetet me një fluks të madh turistësh që shkon mbi 28 milionë në vit e mesatarisht 77 mijë turistë në ditë.

Por Venecia  e laguna e saj, pasuri e UNESCO prej vitit 1987 bëhet çdo vit e më shumë një nga qytetet më të pa preferuara për të jetuar. 3/4 e banesave të qytetit janë në përdorim të turizmit e çdo vit ka një reduktim të djeshëm të popullsisë vendase që largohet nga qyteti për shkak të smogut të lartë shkaktuar nga anijet e mëdha turistike (Costa Corciera) që hyjnë deri në zemër të qytetit.

Pikërisht për të përballuar këtë situatë në të cilën ndodhet qyteti i tij, Emiljano Biraku së bashku me një grup banorësh vendas hartuan një projekt propozim për Parlamentin Europian për të shpallur qytetin e Venecias, kryeqyetin e gjelbër të Europës.

I prezantuar në Strazburg nga Keyenge, ky projekt, siç shprehet ajo, ka lindur nga kërkesa e qytetarëve,  dhe Parlamenti Europian ka përgjegjësinë e tij ta shpëtoj këtë qytet, pasi është një pasuri e njerëzimit.

Pas pak javësh në qytetin e Venecias pritet të aplikohet dhe taksa e re ditore për çdo turistë që do të hyj në qytet dhe për Emiljano Birakun, ky vendim është i papranueshëm pasi “do të sjell nxitjen e një turizmi në masë nga operatorët e tureve të mëdha turistike.”

Dhe pse sipërmarrës në sektorin e turizmit, benefit për biznesin e tij, Emiljano Biraku nuk pranon një sakrifikim të tillë të qytetit për hir të turizmit e kërkon me zë të fortë një turizëm më të rregullt e ndihmë  nga Parlamenti Europian për politika ekologjike në shpëtim të Venecias së tij.

/ Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?