Shqiptari letër avokates që e sulmoi me acid: Më fal

Gjashtë vjet pasi i hodhi acid në fytyrë avokates Lucia Annibali, shqiptari Rubin Talaban, flet për herë të parë dhe tregon pendimin për veprimin e tij.

Nga burgu i Campobasso-s ku po vuan dënimin prej 12 vjetësh të dhënë nga drejtësia italiane ai i ka shkuar një letër avokates.

Më 16 prill 2013, me urdhër të ish-fejuarit të avokates, Luca Varani, Talabani i mbuluar me kapuç i hodhi acid Annibali-it, duke i djegur 66 për qind të fytyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se me një italishte të çalë, letra e 37-vjeçarit shqiptar e publikuar nga e përditshmja Corriere della Sera, shënon rrëfimin e parë të autorit që në gjashtë vjet ka qëndruar në heshtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më fal Lucia. Më fal për veprimin tim të padenjë dhe të dhunshëm,” shkruan Talaban në letrën e tij.

Në një reagim për gazetën Corriere della Sera, Lucia Annibali, thotë se nëse fjalët e asaj letre janë të sinqerta, ajo e fal Rubinin, por thekson se falja i shërben më shumë atij për të lehtësuar dënimin.

Pasi arriti që t’i mbijetonte sulmit të tmerrshëm me acid, avokatja Lucia Annibali u kthye në një simbol të betejës kundër dhunës ndaj grave. Avokatja Annibali arriti të gjente forcën për t’u rimëkëmbur dhe në zgjedhjet e 4 marsit 2018, u zgjodh deputete e Partisë Demokratike italiane në qytetin e Parmës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?