Shqiptarja përfundon në mediat e huaja, pse po i puth në buzë meshkujt e panjohur?

Një 23 vjeçare shqiptare është kthyer në qendër të vëmendjes mediatike, pas disa gjesteve disi të çuditshme që ka vendosur të bëjë. Më pas, veprimet e saj, vajza nga Kosova i ka publikuar në rrjetet sociale ku ka marrë shumë pëlqime.

Bëhet fjalë për Kristina Kuqine cila ka marrë si mision të puthë djem bukuroshë, në vende ikonike dhe tepër të njohura në të gjithë botën. Gjithçka nisi pasi vajza kishte menduar një udhëtim romantik për të rregulluar situatën e saj me ish-të dashurin, por plani nuk funksionoi dhe ata u ndanë.

Ajo ka treguar se gjithmonë ka dashur një fotografi duke u puthur pranë Kullës Eiffel, ndaj vendosi që ta bënte ëndrrën realitet, pavarësisht se kush do të ishte djali që do të puthte. Me mbështetjen e miqve të saj, vajza e diplomuar ndaloi në rrugë një djalë bukurosh dhe e pyeti “A do të më puthje për një foto?”

Djali normalisht që pranoi dhe dikush arriti të fotografojë këtë moment të ëmbël, i cili është bërë viral. Kristina, e cila jeton në Virginia, SHBA, tregon se sapo u tha miqve të saj planin që kishte, ata nisën të organizonin çdo gjë që ky moment të përsëritej disa herë.

Fotoja e radhës e Kristinës duke puthur një djalë është bërë në Romë, pranë me Koloseun, ndërsa e reja shprehet se do ta bëjë këtë gjë edhe në Egjipt, tek piramidat e famshme, por edhe në Brazil.

 

SHKARKO APP