Shtatori i vitit 2020, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë

Në të gjithë botën, muaji që lamë pas ishte shtatori më i ngrohtë që prej se ka nisur mbajtja e regjistrimeve, duke kryesuar një rekord të vendosur vetëm një vit më parë, njoftuan të mërkurën shkencëtarët evropianë.

Po ashtu, muaji i shkuar ishte gjithashtu shtatori më i nxehtë i regjistruar për Evropën. Siberia Veriore, Australia Perëndimore, Lindja e Mesme dhe pjesë të Amerikës së Jugut regjistruan në mënyrë të ngjashme temperaturat mbi mesataren.

Njoftimi nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut, një agjenci ndërqeveritare e mbështetur nga Bashkimi Evropian, përfishn nëntë muaj zjarre shkatërruese dhe ka ndjekur sezonin më aktiv të uraganeve Atlantik që nga 2005, shkruan ABCnews.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi vjen në një kohë kur akulli i detit Arktik u zhyt në nivelet e tij më të ulëta të regjistruara, i nxitur nga temperaturat rekord në fund të qershorit. Shumë ekspertë parashikojnë që deri në vitin 2050, akulli i detit Arktik mund të shkrihet plotësisht gjatë verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?