Shtatzënë për herë të dytë, Klajda Gjosha tregon gjininë e fëmijës

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është në pritje të një fëmije të dytë.

E ftuar në emisionin ‘Provokacia’, Gjjosha deklaroi se së shpejti do të bëhet edhe nënë e një vajzë.

“Njeriu duhet të dijë të ndajë momente të jetës private me këtë lumturi që unë po përjetoj së bashku me familjen time, për të pritur së shpejti një vajzë dhe pjesën tjetër që është ajo e profesionit. Unë jam pjesë e një profesioni që është shumë agresiv, shpeshherë. Megjithatë e gjithë kjo situatë do të sjellë një dritë jeshile në fund të tunelit”, u shpreh Gjosha, ish-deputetja e LSI.

SHKARKO APP