Shtohen reshjet e shiut, mos dilni pa çadra nesër në mëngjes

Mëngjesi i nesërm do të fillojë me reshje shiu  me intensitet mesatar dhe në rritje.

Por pas mesditës do të kemi ulje të reshjeve të shiut ku herë pas here priten kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të ulen ndjeshëm gjatë mëngjesit duke u luhatur në vlerat nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.

SHKARKO APP