Shtyhet ”Fast and Furious”

Fansat e çmendur pas sagës ”Fast and Furious” duhet të presin akoma më shumë për të parë kapitullin e ri. Universal Pictures njoftoi se është shtyrë data e daljes në kinema.

Filmi ende pa një titull zyrtar nuk do të dalë më 10 prill 2020, siç ishte parashikuar, por më 22 maj 2020. Nuk dihen ende arsyet e kësaj shtyrjeje. Michelle Rodriguez dhe Tyrese Gibson do të rikthehen për filmin “Fast & Furious 9”. Dihet që Jason Statham dhe Dwayne Johnson janë ende pjesë e sagës, pasi janë protagonistët kryesorë.

”The Fast and Furious” doli për herë të parë në vitin 2001 me protagonistë Vin Diesel dhe Paul Walker. Kur ky i fundit ndërroi jetë në një aksident automobilistik dhe rolin e tij e mori i vëllai. Filmat ”Fast and Furious” janë ndër më të shikuarit në të terë botën, duke thyer rekorde shikueshmërie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?