Shtypi ndërkombëtar: Kurthi i “stabilitetit”- në SHBA sfiduesit e Trumpit mbështesin Ramën

Kurthi i “stabilitetit”

Delegacioni BE-së në Shqipëri, ashtu si dhe OSBE-ja kanë bërë thirrje të premte të “vetëpërmbahen nga çdo përballje dhe akt dhune”. Komunikimi i këtyre dy organizatave flet në mënyrë indirektë për “votën” e të dielës, pa përdorur saktësisht termin zgjedhje. Në të kundërt, Këshilli i Evropës e ka anuluar misionin vëzhgues të zgjedhjeve, për shkak të rreziqeve dhe mungesën e sigurisë në disa zona, si dhe mbi dyshimet që rrethojnë organizimin e zgjedhjeve. Këshilli vëre se 31 bashki mbi 61, ka vetëm një liste që i prezantohet për votim zgjedhësve dhe se është pra e vështire, në këto kondita, të parashikohet një garë e lirë dhe e hapur.

Në Evropë, gjermanët i ndjekin nga afër zhvillimin e situatës në Shqipëri, kryesisht dhe në kuadër të procesit të Berlinit. Deputetë konservatorë CDU-CSU në Bundestag, kanë kërkuar disa herë që përfaqësuesit politikë shqiptarë të dyshuar të përfshirë në blerjen e votave të çohen para drejtësisë. Për ata, bëhet fjalë për një parakusht për hapjen e negociatave në integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Linja politike e Shteteve të Bashkuara duket e vështirë për t’u ndjekur. Një pjesë e nënpunësve të Departamentit të Shtetit, shpesh herë sfidues ndaj Presidentit Trump, vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Edi Ramës, ndërkohë që përfaqësuesi demokrat i New York, Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Kongresit, ka thirrur për dialog mes të gjitha palëve, duke bërë thirrje rreziqeve nga konfrontimet e dhunshme.

SHKARKO APP