Si do t’i përfitojë macja paratë e ikonës së Chanel?

Fill pasi dizajneri i Chanel, Karl Lagerfeld, u nda nga jeta, nisën zërat se macja e tij Choupette është një ndër pretendentet kryesore për trashëguar pasurinë e ikonës së Chanel që shkon rreth 200 miliardë lekë.

Ndonëse ideja se Choupette do të shtrihej në një dhomë të mbushur me para qe bindëse, mund të jetë thjesht një fantazi. Ligji Bloomberg, shërbim online që mundëson hulumtime ligjore përmes informacioneve të shumta, shpjegon se qeveritë franceze, gjermane dhe amerikane do të vendosin taksa të larta, cilado qoftë shuma që mund të përfitojë Choupette.

Një avokat tha për Bloomberg se “paratë nuk i përkasin maces. Ideja e trashëgimisë është e pakuptimtë”. Bazuar në disa struktura ligjore të vendeve të ndryshme, si Gjermania për shembull, një mace mund të shpallet trashëgimtare e një shoqate, fondacioni apo çfarëdo pasurie tjetër. Si ta kuptojmë këtë?!

Kur një njeri i pasur thotë se do t’ia lërë pasurinë kafshëve, është një mënyrë për t’u kujdesur për to. Lagerfeld nuk ishte i pari që ka bërë një deklaratë të tillë. Dizajneri Alexander McQueen (1969 – 2010) la 50 mijë paund për tre qentë e tij (ok, për kujdestarët e qenve).

Që dikush do të kujdeset për Choupette dihet, por sesa para do të përfitojë nuk është bërë ende e qartë. Kujdestari i Choupette – e cila u përfshi denjësisht në sfilata, u përdor në fushata të shumta reklamuese, koleksione makeup-i etj – është me fat!

SHKARKO APP