“Si duhet të jetë fytyra jonë që maska të jetë efektive?”

Përdorimi i maskës për parandalimin e përhapjes së COVID-19 duket se nuk është një masë aq e lehtë për t’u zbatuar nga njerëzit. Disa nuk preferojnë ta vendosin dhe ata që e mbajnë shpesh herë nuk e vendosin në mënyrën e duhur.

Temperaturat e larta bëjnë që disa ta ulin maskën në mjekër, gjë që e rrit rrezikun e infektimit.

Për këtë arsye, gazeta braziliane “Correio da Bahia”, ka nisur një fushatë për të sensibilizuar lexuesit e saj mbi përdorimin e maskës siç duhet.

“Si duhet të jetë fytyra jonë që maska të jetë efektive?”, shkruhet në titullin e gazetës.

Ajo ka krijuar disa foto me fytyra njerëzish të deformuara. Hunda është vendosur në vend të gojës dhe goja në qafë

Nëse do të kishim fytyrën kështu do të na bënte punë maska, shkruan gazeta

Jair Bolsonaro, Presidenti i Brazilit, ka dalë shpesh në publik pa maskë megjithëse ai u prek nga COVID.

SHKARKO APP