Si duket “Bisha” 1.5 mln paundëshe që do të shëtisë Trumpin në Britani?

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka mbërritur dje në Britani për një vizitë zyrtare për herë të parë si kreu i shtetit.

Për këtë arsye janë marrë edhe masa të rrepta në mënyrë që vizita të shkojë mirë dhe pa incidente.

Presidenti Trumpp do të shëtisë në Britani me një automjet 1.5 milionë paund anti-bombë që njihet gjerësisht si “Bisha”.

Në fakt do të ketë dy “Bisha”, pra 3 milionë paund makina, dhe të dyja ato do të lëvizin në vende të ndryshme që të mos dihet se ku do të udhëtojë Trump.

“Bisha” është një limuzinë e zezë me 7 vende e cila është e projektuar për t’i dhënë Trump-it mbrojtjen më të mirë.

Kjo limuzinë mund të shndërrohet në një dhomë paniku të mbyllur me oksigjen, kamera me pamje për natën dhe thuhet se mund t’i rezistojë plumbave, sulmeve kimike dhe bombave.

Ajo i përket firmës Cadillac dhe ka goma të përforcuara dhe disqe çeliku që mund ta mbajnë automjetin në lëvizje edhe nëse gomat janë shkatërruar.

Gjithashtu në makinë ndodhen shishe me grupin e gjakut të Presidentit në rast emergjence mjekësore si dhe telefon satelitor që mundëson komunikimin me çdo vend të botës.

Përveç se aftësi mbrojtëse, ky automjet është dhe një sulmues i vërtetë, me pushkë dhe gaz lotsjellës.

Por jo vetëm kaq, pasi presidenti Trump shoqërohet nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili qëndron bashkë me të në limuzinë dhe është i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.

Pjesë e autokolonës që do të shoqërojnë Trump-in gjatë qarkullimit të tij në Britani janë dhe dy avionë të Forcave Ajrore Amerikane, Boeing C-17.

SHKARKO APP