Si e do Majlinda Bregu Shqipërinë?

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Në Kurthin e Piter Pan”, intervista e Majlinda Bregut nuk mund të mos përfshinte disa pyetje në mos politike, të paktën shtetërore. “Si e do Majlinda Bregu Shqipërinë?” ishte njëra prej tyre. “E di si e dua? Me njerëz që e duan më shumë këtë vend, që nuk flasin në emër të këtij shteti dhe më pas shohin interest personale, me fëmijë më të qeshur dhe me më pak gra të papuna”,-qe përgjigjja e saj.

Po kështu, njëri prej fëmijëve mendoi t’i bënte një tjetër pyetje (jo dhe aq) naive: “Cilin ke më shumë shok, Lulin apo Edin?” “Luli më doli shok i keq e ndërsa Edin se kam patur kurrë [të tillë]”,-deklaroi Bregu.

Ju kujtojmë se në prill të këtij viti, Majlinda Bregu fitoi garën për t’u zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Zyrat e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe integrimit europian të vendeve të Europës Juglindore janë në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, ndaj Bregut do t’i duhet të jetojë për pak kohë mes Sarajevës, Brukselit dhe Tiranës.

SHKARKO APP