Si e shkatërroi kafeja turke Perandorinë Osmane

Kafeja që ne njohim ditën e sotme, ka pasur një rol të veçantë në shkatërrimin e Perandorisë Osmane. Në mesin e shekullit të 16-të, ajo quahej thjesht kahve. Pija e re përfshiu të gjithë kahve-dashësit që nga Europa Jugindore deri në Persi. Mejithatë askush nuk do ta kishte parashikuar rolin e saj në rënien e Perandorisë Osmane.

Kahvej-ja hyri në Turqi gjatë kohës që qeveriste Sulejmani i Madhërishëm, pasi mëkëmbësi i tij në Jemen, e solli në oborrin e Kostandinopojës. Pija e re pati një sukses të menjëhershëm. Në pallatin perandorak, ustai i cili përgatiste kafenë kishte me dhjetra ndihmës, të cilët bluanin kokrrat. Më pas materiali i përftuar u ziente në një poçe bakri, e cila më vonë u njoh si xhezve. Pija e cila linte një shkumë sipër, servirej me filxhanë të vegjël porcelani. Sulltanesha Hurrem, për të ekuilibruar hidhësinë, e shoqëronte kahvenë e saj me ujë dhe një llokum, traditë kjo e cila ndiqet edhe sot në Turqi.

Edhe pse kafeja nuk përmendet specifikisht në shkrimet islame, një klerik ekstremist në oborrin e Sulejmanit nxori një teori se konsumi i çdogjëje të djegur është i ndaluar. Megjithatë kjo teori nuk u mor shumë për bazë dhe brenda pak kohësh më 1555-ën dy tregtarë sirianë themeluan kahvenenë e parë në Stamboll. Më pas ky biznes lulëzoi me shpejtësi, ku 1 nga gjashtë dyqane në Stamboll ishin kahvene, ndërsa u përhap edhe në cepat më të largët të Perandorisë. Përveç shtëpive, xhamive apo tregjeve, kahvenetë u dhanë burrave një vend tjetër për t’u socializuar dhe argëtuar.

Pjesa e shkolluar e shoqërisë nëpër kahvene lexonin me zë lajmet e ditës, jeniçerët planifikonin akte protestash kundër sulltanit, tregtarët shkëmbenin zëra për luftë, ndërsa zyrtarët diskutonin intrigat e oborrit. Shumë shpejt nëpër kahvene, sulltanët vendosën spiunë, pasi aty prezntoheshin ide për rebelim ndaj pushtetit. Edhe pse sillnin shumë përfitime ekonomike. sulltan Murati IV u përpoq t’i mbyllte.

Me lëvizjen e nacionalizmit në tokat e pushtuar nga osmanët, në shekullin e 19-të popullariteti i kahveneve u rrit së tepërmi. Në rajonet etnike të perandorisë, në Beograd, Selanik dhe Sofje, grupet etnike filluan të thurnin planet e tyre për pavarësi. Të furnizuar me kahve, më 1821 Greqia, 1835 Serbia dhe më 1878 Bullgaria, arritën që të shkëputeshin nga Perandoria. Përsa i përket konsumimit të kafesë, popuj të ndryshëm i shtojmë nga një element dallues, grekët e bëjnë me rrëshirë, kroatët me fara qimnoni, arabët e përziejnë me kardamom dhe e servirin me filxhanë të vegjël të quajtur finjans. Ndërsa, varieteti turk i kafes ka një shije toke me nuanca tymi dhe strukturë të dendur.

*Sarah Jilani/ Revista 1840, pjesë e revistës The Economist.

SHKARKO APP