Si hyri COVID-19 në burg, rrëfime dhe dëshmi të familjarëve të të dënuarve

Rasti i parë me COVID-19 në burgjet shqiptare, është konstatuar zyrtarisht më 21 prill. Bëhet fjalë për një shtetas italian dhe rasti ka ngritur shumë pikëpyetje. Emisioni “Unpublished” në Euronews Albania sjell rrëfime dhe dëshmi të familjareve dhe avokatëve të të denuarve. Ata hedhin dyshime se disa nga të denuarit kishin shenja të virusit, disa javë para se të konfirmohej zyrtarisht si i infektua italiani Giovani Dicosimo.

Burime jozyrtare mbështesin tezen se ishte burgu 302 dhe jo 313-a vatra e parë e Covid, brenda sistemit penitenciar. “Unpublished” ju drejtua me kërkesë zyrtare drejtorisë së burgjeve për një version mbi ngjarjen, pa marrë asnjë përgjigje prej tyre. Një kërkesë të tillë ia drejtuam edhe ministres së Drejtesisë dhe sërish heshtje.

Brenda burgut 313 “Jordan Misja”, ditën kur u mesua nga të burgosurit se italiani Dicosimo, kishte rezultat pozitiv me coronavirus, nisën një revoltë, të frikësuar nga rreziku i infektimit në qeli ku rrinë 6 apo 7 persona, si pasojë e mbingarkesës në burgje.

I paraburgosuri që nisi revoltën i cilësuar “problematik ”, identifikohet si Redjan Rraja, person i arrestuar dhe nën hetim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Në një dëshmi të punonjësve të paraburgimit thuhet se Rraja ka kërkuar që për dhjetë minuta të shohë nga dritarja italianin të nxirret jashtë duke permendur fjalet: “Perndryshe ne do ta djegim burgun”.

Rendimi i situatës ka bërë që tek 313 të mbërrijë me urgjencë Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enver Levani ndërsa prangosja me forcë e Redjan Rrajës dhe dërgimi i tij në izolim, ka sjellë qetësinë në qelitë e tjera. Ai u proçedua penalisht si dhe u dërgua në regjim të posaçëm për 3 muaj në burgun e Fierit.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon:

YouTube player

SHKARKO APP