Si janë aftësitë tona inxhinerike? – Çalojmë me dijen dhe industrinë, më mirë se Japonia me sigurinë

e5ebf6b9-42a5-4a88-9660-abb15a3fb0d2

Që nga Covid-19, te siguria kibernetike apo ndryshimet klimatike, aftësitë dhe ekspertiza inxhinierike janë ato që i duhen botës sot, si asnjëherë më parë, duke qenë se sfidat me të cilat përballet njerëzimi janë të shumta. Një raport I Akademisë Mbretërore të Inxhinerisë, I mbështetur edhe nga njësia e inteligjencës së “The Economist” analizon pikërisht këto aftësi në 99 shtete të ndryshme të botës. Shqipëria është një ndër to.

Indeksi përllogaritet mbi bazën e 6 shtyllave: dijen, forcën e punës, industrinë inxhinerike, infrastrukturën, infrastrukturën dixhitale, si dhe standardet e sigurisë. Si renditet vendi ynë në secilën prej tyre? Në atë të dijes jemi të 67-tët në botë, më mirë se vende si Bosnje Hercegovina apo Gjeorgjia apo Armenia. Në raport nuk analizohen të gjitha vendet e botës, ndërkohë që nga rajoni figurojnë vetëm Shqipëria me Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.

Në shtyllën tjetër, atë të forcës së punës, Shqipëria renditet e 58-ta në botë, ndërsa në atë të industrisë inxhinerike, vetëm e 86-ta. Ky është dhe rezultati më I dobët ndër indikatorët, pasi na rendit të fundit në Europë. Sa I përket infrastrukturës në tërësi dhe asaj dixhitale në veçanti, renditemi të 61-tët dhe 62-tët respektivisht.

Rezultati më I mirë ndërkohë vjen në atë të standardeve të sigurisë, ku renditemi të 33-tët në botë, përpara edhe disa vendeve të zhvilluara, si Belgjika, Finlanda, Hong Kongu apo edhe Japonia, sa për të përmendur disa prej tyre. Në nivel global, Singapori kryeson në 3 kategori, ndërsa tre të tjerat ndahen mes SHBA-ve, Zvicrës dhe Japonisë.

/SCAN

SHKARKO APP