Si kofini pas të vjeli…
Nga Ylli Dylgjeri –
Nuk është koha për tubime! – na tha Pandeli Majko sot në një replikë me thirrjen e Presidentit te Republikës për tu mbledhur në perkujtim te 8 Dhjetor në Shesin Demokracia ne Qytetin Studenti. “Presidenti duhet të udhëheqë dialogun, të bashkojë palët etj…na tregoi Majko! Kaq na tha Majko dhe iku.
Komenti im për Majko është i thjeshtë:
Majko duhet dëgjuar? Po! Duhet dëgjua sepse, Majko ështe Ministri me i suksesshëm i Qeverise se Rilindjes.
Majko pergjigjet per njerzit që lindin këtu e rriten ne Perendim. Sepse Majko s’ka lidhje me krizen e vendit. Sepse Majko s’ka buxhet. Majko ka vetem numra. Majko ka lidhje me diasporën që rritet çdo ditë duke ikur me vrap nga ky vend që drejton Majko me shokë!
Sa shqiptare lene vendin çdo muaj? Kete di Majko. Majko punon nga kufiri e matane. Sepse Majko s’ka lidhje me investimet. Sepse Majko s’ka lidhje me koncesionet! Sepse Majko s’ka lidhje me borxhin! Sepse Majko s’ka lidhje me kriminaliteti që rritet çdo dite! Sepse Majko s’ka lidhje me bandat e droges! Sepse Majko s’ka lidhje me diellin, me ujin me ajrin, me… Por Majko ka lidhje me Qeverine. Sepse Majko eshte Minister dhe Vendi po shkon drejt Zeros.
Ke ndonje Opsion me te mençur per Ne që rrojme ketu Ti zoti Majko? Ke qene edhe Ti Kryeminister!
Si dilet nga kriza, fol Majko, ky eshte mexhlisi?
Fan Noli dikur vargezonte per nje Pandeli tjeter:
Nje mexhlis të madh na çeli
Pandeli Jano Vangjeli
Me Sulltan-llokum na veli
Si kofini pas te vjeli…