Si ndikojnë festat e fundivitit tek fëmijët?
Si ndikojnë festat e fundivitit tek fëmijët? RTV Ora përgatiti një kronikë speciale ku sjell mendimin e psikologëve, pediatreve dhe edukatorëve.
Pediatrja Lira Gjika thotë se festat kanë një impakt pozitiv tek më të vegjlit. Atmosfera e festive u shton buzëqeshjen.
“Sa më shumë festa të kemi aq më mirë është sepse shmangemi nga rutina, ndjesitë tona konfuze, trishtimi që të jep një punë e pambaruar. Festa të detyron të buzëqeshësh. Tek fëmijët është akoma më e rëndësishme. Fëmijët besojnë tek festat që do sjell të mira. Familja do të jetë bashkë, do hanë drekë bashkë dhe do luajnë. Aq më tepër kur festat shoqërohen me dhurata e surprizat” shprehet Lira Gjika.
Shikoni kroniken speciale përgatitur nga gazetarja e RTV Ora, Nertila Dosti